Russia ♥groupgoal

Duration: 7 days

Value: 789 €/person

 

Dita e 1: Fluturimi direkt Tiranë - Moskë. Nisja nga Tirana në orën 09:45, Mbërritja në Moskë në orën 14:10. Transferimi me Autobus nga Moska në Shën Petërsburg. Udhëtimi zgjat rreth 8 orë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime te shkurtra. Mbërritja në Shën Petersburg. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e 2: Mëngjes në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit Rus që u krijua për t'u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh: Moskoski Vorata, harku i triumfit në rrugës që historikisht ka lidhur dy kryeqytet Ruse, Bulevardi Kryesor i qytetit Nevski Prospekt, Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull, Kollona Rostal, Kalorësi Prej Bronzi, Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut. Pasdite vazhdon Vizita: Katedralet e mrekullueshme Navale të Shën NikollëMuzeu Rus in Shën Petersburgut. Fjetje në hotel. 

Dita e 3: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike: Katedralja Smolny, Pallati Pavlovsk, Pallati i Shën Katerinës. Gjatë pasdites do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë me famë botërore Muzeu i Artit Hermitazh. Fjetje në Hotel.

Dita e 4:  Mëngjesi në Hotel. Vizitohet Pallati Yusupov në Lumin Moika, Pallati i veçantë i Rusisë Peterhof si dhe kopshtet e jashtëzakoshme të tij dhe Katedralja madhështore e Shën Isakut. Pasdite, Transferimi me Autobus nga Shën Petërsburg në Moskë. Udhëtimi zgjat rreth 8 orë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime të shkurtra. Mbërritja në Moskë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e 5: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike: Universiteti i Moskës Lomonosov, në një kodër ku do të duket i gjithë qyteti i Moskës, Kodra Poklonnaya dhe Harkun i Triumfit të qytetit. Vazhdon vizita: Kështjella Kolomenskoye, Galeria Tetyakov, Parku Gorki dhe Parku i monumenteve të rëna. Fjetje në Hotel.

Dita e 6: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Sheshin më të famshëm të Rusisë, Sheshi i Kuq, ku vizitohen Katedralja e Shën Vasilit,  Muzeu i Kremlinit dhe Parzmoreve, Kompleksi i Katedraleve, Kopshti i Aleksandrit, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Teatri më i famshëm në botë i baletit Balshoi. Pasdite vizitohet Pallati Kuskovo dhe Kulla më e lartë e qytetit, e cila ka qënë kulla më e lartë në botë, Kulla Ostankino. Fjetje në hotel.

Dita e 7: Mëngjesi në Hotel. Të lire deri në Transferimin për në Aeroportin Domodedovo. Udhëtim me avion nga Moska për në Tivat. Nisja në orën 16:00. Mbërritja në Tivat në orën 18:20. Transferimi me autobus nga Tivati për në Tiranë.

Oferta përfshin:

  • Fluturimi vajtje – ardhje me avion sipas programit.
  • Transferimi me autobus sipas programit.
  • Akomodimi në hotel.
  • Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit në hotel.
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë kohës.
  • Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.

Oferta nuk përfshin:

  • Pagesa e vizës prej €70.
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim.

Opsionale: 

1. Paketa e lehtë prej 100 Euro për person përfshin vizitat në:

a. Shën Petersburg:

  • Muzeu Hermitazh
  • Pallati Peterhof
  • Pallati i Katerines

a. Moskë:

  • Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve
  • Muzeu Kombëtar Tetryakov
  • Katedralja e Shën Vasilit

2. Paketa e plotë prej 190 Euro për person përfshinë vizitat brenda në monumentet si: 

a. Shën Petersburg: 

  • Fortesa e Shën Pjetrit edhe e Palit
  • Kisha e Zotit Shpëtimtar që derdhi gjakun e tij
  • Pallati Yusupov
  • Katedralja e Shën Isakut
  • Muzeu Hermitazh
  • Pallati Pavlovsk
  • Pallati Peterhof
  • Pallati i Katerinës

b. Moskë:

  • Muzeu i Kremlinit edhe i Parzmoreve
  • Kompleksi i Katedraleve në Kremlin
  • Katedralja e Shën Vasilit
  • Pallati Kuskovo
  • Galeria Shtetërore Tretyakov
  • Parku Kolomenskoye
  • Kulla Ostankino

3. Shtesa për Kabinë 2-she (Klasi A) në Trenin Grand Express Lux kushton 55 Euro për person. 

Nqs kërkoni kabina dyshe në First Class, do të konfirmohen vetëm nqs ka disponibilitet treni atëhere kur ju do bëni kërkesën.

Russia (1)

1 of 10