🚌 Budva – Kotorr - Ulqin - 3 ditë

ULQIN, PLOCË, SHËN STEFAN, FLORIDA BEACH, HAWAI BEACH, VALDANOS

Nisjet: 

27 - 29 Gusht: Hotel Monte Wiena 3 * - 89 €/personi, Hotel Laguna 4* - 99 €/personi, Hotel Bracera 4* - 129 €/personi
3-5, 10-12, 17-19, 24-26 Shtator: HOTEL ANITA3* - 99 €, Hotel Bracera4*  - 115 €

Qëndrimi: 3 ditë

HOTEL MONTE WIENA 3* (ndodhet 5 minuta ecje në këmbë larg nga qendra e Ulqinit)

HOTEL LAGUNA 4* (ndodhet në plazhin e madh, zona më e frekuentuar për plazh në Ulqin)

HOTEL BRACERA 4* (ndodhet në qendër të Budvës, 100 m larg plazhit)

HOTEL ANITA 3* (ndodhet ne zonen e Becic prane plazhit te Becic 1.2 km nga qyteti)

Programi:

Dita e Parë:

-Nisja nga Tirana në orën 06:00.
-Nisja nga Durrësi në orën 05:20.
-Nisja nga Elbasani në orën 05:20.

Kalimi i pikës kufitare Murriqan. Plazh në Valdanos, i cilësuar si një nga plazhet më të bukura të qytetit të Ulqinit. Mundësi argetimi Scuba Diving. Kthimi në hotel, darka në hotel. Pas darke sipas dëshires argetim në Clubet e Natës të Ulqinit (dalja në darkë bëhet individualisht)

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt qytetit të Kotorrit për vizitë kulturore në qendër të qytetit të vjetër. Më pas shkojmë drejt qytetit të Budvës. Plazh në Ishullin Hawai. Shëtitje me anije. Mundësi argetimi Bungee Jumping. Nisemi drejt Ulqinit. Darka në Hotel. Pas darkës sipas dëshirës argetim në Clubet e Natës të Ulqinit. Dalja në darkë bëhet me autobusin e kompanisë.

Dita e Tretë:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit plazh ne plazhin e madh në Ulqin. Shëtitje në Ada Bojana. Nisja pasdite drejt Tiranës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në darkë.

Fundi i udhëtimit tonë.

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus komod
  • Akomodimi në hotel me 3* ose 4* në Ulqin
  • Mëngjesi dhe darka për ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë shqipërisë.

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Siguracioni i jetës në udhëtim i detyrueshëm
  • Hyrjet në Monumente & Muzeume ose sporte të ndryshme uji
  • Taksa Lokale 1.5 € në natë
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • – 2.99 vjeç janë falas.
  • 7.99 vjeç, 50% zbritje.
  • Mbi 8 vjeç pagesë e plotë.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër procure e noterizuar.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Budva – Kotorr - Ulqin - 3 ditë

1 of 9