🚌 Sarandë - Ksamil - 3 ditë

SARANDË, KSAMIL, KRORËZ, PORTO PALERMO, GJIROKASTËR

Nisjet: 27 - 29 Gusht: Hotel Sunrays 3* - 85 €/personi, Hotel Summer Dream 3* - 95 €/personi,   

3 - 5, 10 - 12, 17 - 19, 24 - 26 Shtator: Hotel Sunrays 3* - 75 €/personi, Hotel Summer Dream 3* - 85 €/personi

Qëndrimi: 3 ditë

Hotel Vola 3* (5 minuta larg qendrës)

Hotel Sunrays 3* (5 minuta larg qendrës)

Hotel Selvia 4* (disponon pishinë dhe plazh privat)

Programi:

Dita e parë: Tiranë – Gjirokastër – Sarandë

-Nisja nga Tirana në orën 06:00.
-Nisja nga Durrësi në orën 06:30.
-Nisja nga Elbasani në orën 05:20.

Vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit të Sarandës. Ndalesë gjatë rrugës për kafe. Më pas do të bëjmë ndalesë për vizitë  në qytetin historik të Gjirokastrës. Më pas nisemi drejt qytetit të Sarandës. Akomodimi në hotel. Shfrytëzimi i pishinës ose Plazheve afër hotelit. Pasditja e lirë. Darka në hotel. Pas darkës shëtitje në bulevardin buzë detit të qytetit të Sarandës.

Dita e dytë : Lundrim me Skaf, Krorëz – Kakome – Gremina – Plazhi Ushtarit – Gjiri Rrojdhës 

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit shkojmë në portin kryesor të qytetit të Sarandës dhe fillojmë lundrimin me skaf. Gjatë këtij lundrimi fantastik do të ndalojmë në plazhin e Krorëzës, Kakomes, Plazhin e Ushtarit dhe Gjirin e Rrojdhës. Kthimi përsëri në port rreth orës 16:00. (Lundrimi me skaf ka një kosto extra prej 2 500 lekë. Pjesmarrja minimale për tu realizuar është 8 persona. Personat që nuk duan të jenë pjesëmarrës mund të qëndrojnë për plazh në Sarandë). Konsumimi i darkës në hotel.

Dita e tretë : Ksamil – Tiranë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi për në Ksamil. Qëndrim për plazh dhe konsumimin e drekës në Ksamil deri në oren 16:00. Më pas startojmë udhëtimin për në kthim. Mbërritja në Tiranë, Durrës & Elbasan në darkë. Fundi i shërbimit tonë!

 

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje dhe vizitat me autobus komod 
  • Akomodimi në Hotel me 3 ose 4* afër qendrës të Sarandës
  • Mëngjesi dhe darka
  • Shoqërues gjatë udhëtimit
  • Përdorimi i pishinës për hotelet që e disponojnë

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Lundrimi me skaf - 2 500 lekë/personi
  • Drekat
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • – 2.99 vjeç janë falas.
  • 7.99 vjeç, nëse akomodohet me 2 prindërit në dhomë përfiton 50% zbritje.
  • Mbi 8 vjeç pagesë e plotë.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Sarandë - Ksamil - 3 ditë

1 of 9