Cappadoccia ♥groupgoal

Qëndrimi: 4 ditë

Çmimi: 395 €/personi

Ofertë e vlefshme për rezervime të shpejta në kohë!

Dita 1: Tiranë - Antalya - Cappadocia

Nisja nga Tirana në orën 05:00 me Charter - Pegasus Airlines dhe mbërritja në Antalya në orën 07:50. Takimi me guidën shoqëruese dhe transferta për në Cappadocia.
Vizita gjatë rrugës për në Cappadocia: SultanHani Caravanserai dhe qyteti nëntokesor Kaymakli.
Sultan Hani Caravanserai ndodhet  në Konya në rrugën Aksaray, i famshmi Sultan Hani Caravanserai (Kervansaray në turqisht) është kryevepra më e madhe në periudhën Seljuk. U ndërtua nga arkitekti i madh Muhammed Bin Havlan el-Dimiski me urdhër të Sultan Aladdin Keykubat midis viteve 1228 dhe 1229.
Qyteti nëntokësor i Kaymakli është ndërtuar nën kodrën e njohur si Kështjella e Kaymakli dhe u hap për vizitorët në vitin 1964. Populli i fshatit Kaymakli kanë ndërtuar shtëpitë e tyre poshtë 100 (njëqind)  tuneleve të qytetit nëntokësor. Banorët e rajonit ende përdorin vendet më të përshtatshme në tunele si bodrume, zona magazinimi, të cilat ndodhen  nëpër oborret e tyre. Qyteti Underground Kaymakli ka kalime të ulëta, të ngushta dhe të pjerrëta. Ndërsa qyteti nëntokësor përbëhet nga 8 kate nën tokë, vetëm 4 prej tyre janë të hapura për publikun sot, në të cilin hapësirat janë të organizuara rreth boshteve të ventilimit. Akomodimi dhe Darka në Hotel.

Dita 2: Cappadocia

Mëngjesi në Hotel. Ditë e plotë në dispozicion për të exploruar qytetin nën shoqërimin e Guidës lokale.
Gjatë city tour do të vizitojmë "Uchisar Castle " (nga jashtë), Goreme Open Air Museum, Avanos dhe Urgup.
Muzeu i Hapur Goreme i ngjan një kompleksi manastiresh të vendosura krah për krah, secila me kishën e vet fantastike. Është vizita që duhet të shikohet nga çdo udhëtar që viziton Kapadokian, është vetëm 15 minuta më këmbë ose (1.5 km,) larg nga qendra e fshatit Goreme. Göreme ose njihet ndryshe si vendi ku bëhet ngritja e Balonave Fluturuese
Qyteti i Avanos është vendosur në brigjet e lumit të Kuq Kizilirmak. Qyteti është rreth 8 kilometra nga Goreme. Avanos ka një qendër turistike duke përfshirë një hamam modern. Ne ju sugjerojmë një vizitë në Avanos ditën e premten në të cilin organizohet tregu me tenda të ndryshme ku mund të gjeni gjithçka për shtëpi, veshje të ndryshme, fruta dhe perime.
Urgup është i vendosur në zonën historike të Kapadokias dhe ndodhet afër Kishave që ndodhen në guvat në Göreme ose njhet ndryshe si vendi ku bëhet ngritja e Balonave Fluturuese
Dreka e lirë.
Darka dhe akomodimi në Hotel
Opsionale: Hot Air Balloon heret në mëngjes në varësi të kohës - extra pagesë (200 €/personi).

Dita 3: Cappadocia - Antalya - Tiranë

Mëngjesi në hotel. Nisja e kthimit për në Aeroportin e Antalyas. Gjatë kthimit do ndalojmë për të vizituar muzeun "Mevlana" gjatë rrugës për në Konya.
Muzeu i Mevlâna, është i vendosur në Konya, Turqi, është mauzoleumi i Jalal ad-Din Muhammad Rumi, i njohur gjithashtu si Mevlâna ose Rumi. Ishte edhe lobi dervish (tekke) i rendit Mevlevi, i njohur si dervishët rrotullues. Konsumimi i drekës në Konya në mënyrë individuale.
Mbërritja në aerportin e Antalyas dhe kthimi për në Tiranë me Charter - Pegasus Airlines.


Oferta përfshin:

  • Fluturimin me Charter Tiranë - Antalya - Tiranë
  • Transfertat Antalya Aerport - Cappadocia - Antalya Aerport
  • Akomodimin për 2 netë qëndrimi në Cappadocia në Hotel me 4*
  • Mëngjeset dhe darkat për ditët e akomodimit
  • Shoqërimin nga Guida Lokale

Cappadoccia

1 of 7