🚌 Dhërmi - Drimadhë - Llogara - 3 ditë
DHËRMI, DRIMADHË, LLOGARA, VLORË
Nisjet:
27 – 29 Gusht – Hotel Belle Vue (me pishinë) – 119 €/personi, Hotel Vila Duni – 129 €/personi
3 – 5, 10 – 12, 17 – 19, 24 – 26 Shtator – Hotel Belle Vue (me pishinë) – 89 €/personi, Hotel Vila Duni – 99 €/personi
Qëndrimi: 3 ditë
Hotel Belle Vue 3* - Ndodhet 7 -10 min ecje në këmbë larg nga vija bregdetare në fillim të shëtitores së Dhërmiut. Dhomat disponojnë tv, wi-fi, ajër të kondicionuar dhe ballkon.
–
Programi:
Dita e parë:
-Nisja nga Tirana në orën 06:00.
-Nisja nga Durrësi në orën 06:30.
-Nisja nga Elbasani në orën 05:00.
Ndalesë për kafe dhe pushim në Lungo Mare, Vlorë. Vazhdimi i udhëtimit në Qafë të Llogarase për foto dhe për të shijuar panoramën fantastike që ai vend ofron. Mbërritja në Dhërmi, akomodimi në hotel dhe nisja me Skaf nga Dhërmiu në Drimadhes, Palasë, Gjiri i Shën Andreas, Gjiri i Gramës. (Kjo shëtitje e mrekullueshme ka një kosto extra 3 000 lekë. Personat që nuk duan të bëjnë shëtitjen me skaf qëndrojnë në plazh në Dhërmi). Kohë e lirë/Plazh. Darka në Dhërmi në restorantin e hotelit.
Dita e dytë :
Konsumimi i mëngjesit. Plazh në Drimades. Qëndrimi deri pasdite. Në Drimades mund të shfrytëzoni edhe sportet ujore si zhytje me bombul, lundrim me kayak, lundrim me SUP etj . Kthimi në hotel. Konsumimi i darkës. Më pas qëndrim i lirë për shëtitje ose shijimi i jetës së natës në Clubet dhe Lounge Bar-et e Dhërmiut ose Drimadesit.
Dita e tretë :
Konsumimi i mëngjesit. Vizitë me skaf tek Shpella e Piratëve dhe në Gjipe – plazh në Gjipe. Qëndrim i lirë, për plazh, lojra uji, volejboll. Qëndrimi në DHËRMI deri në orën 16:00. Kthimi për në Tiranë, Durrës & Elbasan. Mbërritja në darkë. Fundi i shërbimit tonë!
Në ofertë përfshihet:
- Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobus komod
- Akomodimi në Hotel sipas përzgjedhjes
- Mëngjesi dhe darka
- Shoqërues gjatë udhëtimit
- Përdorimi i pishinës për Hotel Belle Vue
Në ofertë nuk përfshihet:
- Bileta e skafit për në Gjipe - 1 200 lekë/personi
- Bileta e skafit për në Gramë - 3 000 lekë/personi
- Drekat
- Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
Politikat e fëmijëve:
- 0 – 2.99 vjeç janë falas.
- 3 – 7.99 vjeç, nëse akomodohet me 2 prindërit në dhomë përfiton 50% zbritje.
- Mbi 8 vjeç pagesë e plotë.
Shënim:
- Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
- Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
- Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
- Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.