🚌 Lefkada - Parga - Janinë - 6 ditë

PLAZHET & ISHUJT, PORTO KATSIKI, EGREMNI, SCORPIONS, MEGANISI, ITAKA, KEFALONIA
QYTETET: LEFKADA, PARGA, JANINA

Nisjet: 

29 Gusht - Hotel Pegasos 3* - 269 €/personi, Hotel Ionian Star 4* - 289 €/personi Hotel, Tesoro 3* - 279 €/personi

  • Hotel Pegasos 3* - (Mëngjes + darkë)
  • Hotel Tesoro 3* - (Mëngjes + darkë)
  • Hotel Ionian Star 4* - (Vetëm me mëngjes)

Programi:

Dita e Parë:

Nisja nga Tirana në orën 24:00 të darkës (1 ditë para nisjes). Nisja nga Durrësi në orën 00:30. Nisja nga Elbasani në orën 23:15 (1 ditë para nisjes), (Pagesë extra 500 Lek/personi) Ndalesa të shkurta gjatë rrugës për në kufirin e Kakavisë. Pasi te kalojmë në tokën Greke ndalesa e parë do të bëhet në qytetin turistik të Pargës të ndërtuar në qafën e mali dhe bregdeti ku do të konsumojmë edhe mëngjesin e ditës së premte pasi në Pargë do të jemi rreth orës 07:00 – 08:00 të mëngjesit. Koha e vizitës 1 orë e 30 min. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe në shëtitoren kryesore buzë detit. Më pas nisemi drejt ishullit të Lefkadës. Akomodimi në hotel rreth orës 12 :00. Kohë e lirë për plazh pranë hotelit. Darka në Hotel.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për një ditë plotë me ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 vizitojmë bregdetet me famë botërore të Lefkadës…Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions …. dhe shpellën Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale sipas dëshirës pasi ka kosto extra prej 20 euro/personi mbaron rreth orës 18:00 të pasdites. Kthimi në hotel. Darka në hotel, qëndrim I lirë në qendër të ishullit.

Dita e Tretë:

Pas mëngjesit, nisemi për plazh në Kathisma - Lefkada, ku do të qëndrojmë nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Pas plazhit në Kathisma kthehemi në hotel. Pasdite e lirë. Darka në hotel. (Vajtja në Kathisma kushton 10 euro/ personi dhe minimumi pjesëmarrjes është 20 persona).

Dita e Katërt:

Qëndrim i lirë për plazh ose opsionale turi “3 Beaches“ që realizohet me anije në 3 plazhet më kryesore të Lefkada, “Egremni, Porto Katsiki, Red Rocks “ dhe ndalohet pothuajse 2 orë në çdo plazh. Kjo shëtitje kushton 20 euro dhe nuk është e detyrueshme por e këshillueshme. (Ky udheëtim është i realizueshëm nga një numër i konsiderueshëm personash) Pasdite rreth orës 18:00 kthehemi në hotel. Konsumimi i darkës në hotel. Pas darkës organizim i sugjeruar në party në anije.

Dita e Pestë:

Qëndrim i lirë për plazh në Nidri.

Dita e Gjashtë:

Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Ndalesë dhe shëtitje në liqenin dhe kalanë e Janinës. Kthimi në Tiranë në darkë rreth orës 21:00 në darkë. Fundi i shërbimit tonë.

 

Hoel Pegasos 3* ndodhet në zonën e Nikianës 15 min larg nga qendra e Lefkadës dhe 10 min larg nga Nidri, fshati turistik më i madh i ishullit në të cilin ndodhen të gjitha anijet që startojnë shëtitje në plazhet dhe ishujt e shumtë rreth Lefkadës. Hotel Pegasos ndodhet 15 mlarg nga vija bregdetare në të cilën ndodhen edhe taverna, bare, restorante, supermarket etj. Në hotel Pegasos 50% e dhomave janë me pamje nga deti, 25 % me pamje nga fusha & 25% me pamje nga kodra. WIFI – Free, ajër i kondicionuar – Free.

Hotel Ionian Star 4* ndodhet në qendër të ishullit, në Lefkas City afer Lounge bareve, clubeve të natës dhe 3 shëtitoreve më kryesore dhe më të gjallëruara që Lefkada disponon si shëtitorja e Marinës. Pedonalja që përshkon mes për mes gjithë qendrën e Lefkas City dhe shëtitorja buzë detit e cila ndan vijën bregdetare me baret e shumta. Hoteli disponon edhe pishinë për të rritur dhe femijë. Në hotel Ionian Star 95% e dhomave ndodhen me pamje nga deti. WIFI – Free, ajër i kondicionuar – Free.

Hotel Tesoro 3*S ndodhet gjithashtu në zonën e Nikianës 15 min larg nga qendra e Lefkadës dhe 10 minuta larg nga Nidri, fshati turistik më madh i ishullit në të cilin ndodhen të gjitha anijet që startojnë shëtitje në plazhet dhe ishujt e shumtë rreth Lefkadës. Vetëm 5 minuta ecje në këmbë mund të shkohet në plazhet afër hotelit ose mund të shfrytëzohet pishina si për të rritur ashtu edhe fëmije. Në hotel Tesoro të gjitha dhomat janë me pamje nga deti. Wifi – Free, ajër i kondicionuar – Free.

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus komod
  • Akomodimi në hotelet sipas përzgjedhjes
  • Vaktet sipas përzgjedhjes
  • Përdorimi i pishinës së Hotelit (Për Tesoro & Ionian Star)
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë shqipërisë.

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Siguracioni i jetës në udhëtim i detyrueshëm
  • Shëtitjet me anije gjatë ditës në vizitën e ishujve, opsionale 20 euro/personi
  • Party i darkës në anije 10 € (hyrja + 1 pije falas)
  • Taksa Lokale 1.5 € në natë hotelet me 3* dhe 3 € në natë hotelet me 4*
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • – 1.99 vjeç janë falas.
  • 11.99 vjeç, 50% zbritje.
  • Mbi 12 vjeç pagesë e plotë.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër procure e noterizuar.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Lefkada - Parga - Janinë - 6 ditë

1 of 13