🚌 Plazh në Vlorë – Dhërmi - 2 ditë
VLORË, DHËRMI, LLOGARA
Nisjet: 21-22, 28-29 Gusht
4-5, 11-12, 18-19 , 25-26 Shtator
Qëndrimi: 2 ditë
Çmimi: 59 €/personi
–
Programi:
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 06:30. Nisja nga Elbasani në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi).
(Për realizimin e transfertave nga Elbasani duhet minimalisht 9 persona pjesëmarrës). Në vijimësi të udhëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin. Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të Vlorës. Qëndrimi për plazh deri pasdite ose (Opsionale shëtitje me anijen Aquamarine për plazh në gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit, extra 2 000 lekë për person). Konsumimi i darkës në hotel. Vizitë ne Sheshin Flamur dhe në qytetin e vjetër të Vlorës. Qëndrim i lirë.
Dita e dytë:
Mëngjesi në hotel. Vazhdojmë udhetimin drejt parkut kombëtar të Llogarasë. Ndalesë te ballkoni i LLogarasë. Mbërritja në Dhërmi. Plazh deri në pasdite. Kthimi në Durrës, Tiranë, Elbasan me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Në ofertë përfshihet:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus komod
- Akomodimi në hotel
- Mëngjesi për ditët e udhëtimit
- Guida gjatë udhëtimit.
Në ofertë nuk përfshihet:
- Shëtitja me anije në Karaburun
- Dreka dhe darka për ditët e udhëtimit
- Hyrjet në Muzeume
- Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
Politikat e fëmijëve:
- 0 – 2.99 vjeç janë falas.
- 3 – 11.99 vjeç, 50% zbritje.
- Mbi 12 vjeç pagesë e plotë.
- Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
Shënim:
- Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
- Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
- Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
- Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.