🚌 Prishtinë - Pejë - Ujëvara e Drinit - 2 ditë

PRISHTINË, PEJË, RUGOVË, UJËVARA E DRINIT TË BARDHË, SHPELLA E RADACIT

Nisjet:

4-5, 11-12, 18-19, 25-26 Shtator

Hotel Karagaq 3* (Pejë) - 49 €/personi 

Hotel Dukagjini 5* (Pejë në qendër) - 59 €/personi 


Qëndrimi: 2 ditë

-

 

Programi:

Dita e parë:

-Nisja nga Tirana në orën 06:00.

-Nisja nga Durrësi  në  orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi)

-Nisja nga Elbasani në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi)

Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së doganës në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Nisemi në drejtim të Pejës, për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë. Vazhdojmë vizitat për në Grykën e Rugovës ku do të keni mundësinë të prekim natyrën mbresëlënëse. Për ata që dëshirojnë më shumë adrenalinë sugjerohet të provojnë Zip Line. Pas vizitave do kemi kohë të lirë për të konsumuar edhe drekën në një nga restorantet tradicionale të qytetit. Më pas  kryejmë akomodimin tek hotel Dukagjini 5*. Qëndrim i lirë për të shfrytëzuar shërbimet trajtuese të hotelit si pishina dimërore, jacuzzi, sauna dhe palestër. Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Mullirin e Haxhi Zekës, Parkun e Paqes, etj. Darka në hotel dhe pas saj guida shoqëruese ju sugjeron disa vende me muzikë ku mund të kaloni mbrëmjen.

Dita e dytë:

Pas mëngjesit në hotel nisemi  në drejtim të Prishtinës, ku do të vizitojmë pikat kryesore të qytetit të rëndësishëm shqiptar që përbëjnë atraksion turistik dhe na flasin më shumë për historinë e Prishtinës, si Librarinë Kombëtare, monumentin Newborn dhe Statujën e Skënderbeut. Kohëqendrim i lirë. Nisemi për në qytetin e Prizrenit  ku do të vizitojmë Muzeun e Lidhjes së Prizrenit, Pazarin e Vjetër, Xhaminë , shopping ne qender te Prizrenit .Me pas sugjerohet dreka ne qender te  Prizrenit. Nisja në rrugën e kthimit me ndalesa të shkurtra.

Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

Kujdes:

Duhet të jeni të pajisur me Letërnjoftim ose Pasaportë gjatë udhëtimit!

Në ofertë përfshihet:

  • Transporti me automjet komod
  • Akomodimi tek hotel Dukagjini 5*
  • Mëngjesi 
  • Përdorimi i pishinës dimërore, sauna, jacuzzi dhe palestër
  • Guida shoqëruese gjatë udhëtimit

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Dreka dhe pijet gjatë vakteve
  • Gjithçka që nuk është përmendur në "përfshihet"
  • Darka opsionale  10 €/personi 

Politikat e fëmijëve :

  • 0-2.99 vjeç pa pagese
  • 3-5.99 vjeç paguajne 50 %
  • Mbi 6 vjeç paguan si i rritur

Shënim:

  • Akomodimi ne dhome teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
  • Nese krevati nuk do te jete dopjo, do te jene dy krevat teke te bashkuar.
  • Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
  • Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Agjencia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar

🚌 Prishtinë - Pejë - Ujëvara e Drinit - 2 ditë

1 of 7