🚌 Valbonë - 2 ditë

Nisjet :

28 - 29 Gusht

1 - 2, 4 - 5, 8 - 9, 11 - 12, 18 - 19, 25 - 26 Shtator

Qëndrimi: 2 ditë

Çmimi: 7 900 lekë/personi

Programi :

Dita e parë :

-Nisja nga Tirana në orën 06:30.
-Nisja nga Durrësi në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi). 
-Nisja nga Elbasani në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi). 

Vazhdimi i udhëtimit drejt liqenit të Komanit  me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Me mbërritjen pranë liqenit vazhdojmë lundrimin me tragetin ALPIN. Lundrimi që zgjat afërsisht 2 orë duke përshkruar liqenin e Komanit që gjarpëron në shpate malesh 2200 m lartësi, është ndër aventurat më të bukura të turit të Valbonës.
Pas zbritjes në Fierzë ndalesa e radhës do të jetë në Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon që sapo jemi futur në parkun kombëtar “Valbonë”. Mbërrijmë në Valbonë. Konsumojmë drekën me gatime tradicionale. Akomodimi në hotel dhe më pas nisim të zbulojmë e prekim nga afër natyrën mbresëlënëse që alpet shqiptare përcjellin duke vizituar Ujvarën e Rrogamit në një ecje rreth 25 minuta pasi kemi përdorur transport të zonës për të mbërritur deri në nisjen e shtegut. (OPSIONALE 300 lekë/person). Pas shëtitjes në natyrë kthehemi në hotel. Darka në hotel me mbrëmje festive.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel. Shëtitje e lirë në natyrë. Më pas viztiojmë Mullirin e Vjetër dhe Liqenin e Xhemës përpara se të nisemi drejt Prizrenit. Do të ndalemi në qendër të qytetit ku do kemi mundësi të vizitojmë pikat kryesore të tij, gjithashtu të konsumojmë edhe drekën. Nisja për kthim me një ndalesë të shkurtër (opsionale) gjatë rrugës.

Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!

Në ofertë përfshihet:

  • Transporti me automjet komod
  • Akomodimi në hotel
  • Mëngjesi, dreka & darka
  • Biletetat e tragetit Koman-Fierzë
  • Guida shqiptare gjatë udhëtimit

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Hyrja nëpër monumente dhe muzeume
  • Pijet gjatë vakteve
  • Transporti lokal 300 lekë për person
  • Gjithçka qe nuk është përmendur më sipër

Politikat e fëmijëve :

  • 0-2.99 vjeç janë falas
  • 3-5.99 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50 % zbritje
  • Mbi 6 vjeç paguajnë si të rritur

Shënim:

  • Nëse dogana  e Kosovës ndodh që mund të mos ketë të drejt kalimi në ditë të caktuara, kthimi për në Tiranë bëhet nga segmenti rrugor (Bajram Curr – Has – Kukës)
  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qëndrohet
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat teke të bashkuar
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para
  • Pagesa e berë është e pakthyeshme
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
  • Nëse fëmija nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar

🚌 Valbonë - 2 ditë

1 of 7