Korçë

City Tour

Qyteti është i njohur për lagjet e tij tipike, të përbërë nga shtëpi të ulëta dhe vila, të cilat janë të shtruara me kalldrëm. Qyteti i Korçës ka një sërë muzesh si Muzeu i Edukimit (i vendosur në ndërtesën ku u hap shkolla e parë shqipe në 1887), Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar i rinovuar (për tu vizituar absolutisht), Muzeu Prehistorik, Shtëpia-Muze e piktorit të njohur Vangjush Mio, Muzeu i Artit Oriental “Bratko”, Muzeu i Fotografisë Gjon Mili etj. Në afërsi të qytetit ndodhen varrezat e ushtarëve francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Teatri Cajupi është gjithashtu një vend për të parë koncerte ose shfaqje teatrore në varësi të sezonit.

Përpos muzeve dhe monumenteve, Korça është qyteti ku organizohen karnavalen më të mëdha në Shqipëri, aktivitet i cili është përpara Pashkëve Ortodokse. Qyteti është i njohur për këngët lokale, të quajtura  serenata . Në qytet do të gjeni shumë taverna me gatime tradicionale me shije të tilla si lloje të ndryshme të byrekëve të cilat kombinohen në mënyrë perfekte me muzikën e mirë dhe pijen tradicionale, rakinë.

Korça është një bazë shumë e mirë për të eksploruar shumë pika turistike të vendosura në malet aty pranë si Voskopoja, Dardha, Vithkuqi dhe Boboshtica. Këto fshatra janë të njohura për ofrimin e mundësisë për të praktikuar shumë sporte dhe aktivitete në natyrë. Zona është e famshme gjithashtu për kishat bizantine të Vithkuqit dhe Voskpojës, muret e të cilave janë pikturuar nga piktorë të famshëm mesjetarë shqiptarë. Në afërsi të Korçës mund të vizitoni Liqenin e Prespës (i cili është Parku Kombëtar më i madh i vendit), Parkun Kombëtar të Drenovës, tumën ilire të Kamenicës, etj.

  1. Mother Teresa (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) is generally celebrated as the only Albanian to win a Nobel Prize, though born in Skopje in 1910 (now in Macedonia but then in the Ottoman Empire).
  2. Between 1950 to 1985 around 600,000 bunkers were built in Albania, they are nearly impossible to destroy so many are still in existence.
  3. Noding your head in Albania is a disagreement while shaking the head means “yes”, so it can get pretty confusing for tourists.
  4. At its closest point Albania is only 10km away from Corfu across the Ionian Sea.
  5. Hoxha’s official title was ‘Comrade-Chairman-Prime Minister-Foreign Minister-Minister of War-Commander in Chief of the People’s Army’ – quite a mouthful!
  6. Under the leadership of Enver Hoxha, Albania was declared the world’s first atheist state in 1967.
  7. Xhiro is the name for an evening walk in Albania. Some of the towns close roads to cars at certain times of the evening so locals can talk their daily stroll.
  8. Norman Wisdom was a cult figure in Albania where he was one of the few Western actors whose films were allowed in the country under Hoxha’s dictatorship
  9. Officially 70% of Albanians are Muslim but the number who actively practice is much lower.

  1. George Kastriot Skanderbeg
  2. Mother Teresa
  3. Fan Noli
  4. Pope Clement XI
  5. Gjon Mili
  6. Ismail Kadare
  7. Ferid Murad
  8. Inva Mula
  9. Eliza Dushku
  10. John and Jim Belushi
  11. Ermonela Joha

Korce

1 of 4