Valbonë
Lugina e Valbonës në rrethin e Tropojës është kryevepër e natyrës, e cila nuk është kursyer aspak me bukuritë që i ka falur kësaj zone. Falë shtrirjes në qendër të Alpeve Dinarike, këtu gjenden disa prej majave më impresionuese të Alpeve Shqiptare, si ajo e Jezercës (2694 m) apo e Kollatës (2556 m).
Lugina përshkohet nga Lumi i kristaltë i Valbonës, i cili, me një gjatësi prej rreth 50 km, gjarpërohet nëpër ngushtica përrallore, i rrethuar nga ngjyrat e bukura të pyjeve të ahut, dushkut e pishave. Në burim të lumit, do të gjeni edhe Ujëvarën e Valbonës (pranë fshatit Gjelaj), që nuk mund të lihet pa u parë. Duke ndjekur rrugën Bajram Curri-fshati Shoshan, do të ndesheni me Kanionin madhështor të Shoshanit i cili fsheh një ujëvarë brenda tij.
Mos lini pa parë edhe Vrellën e Shoshanit, Liqenin e Xhemës pranë Majës së Kollatës, shpellën e Haxhisë, apo edhe atë të Dragobisë, ku u vra heroi i madh Bajram Curri. Këto bukuri vërtet kërkojnë kohë e vemendje por shpërblimi është i madh!
Një luginë e mbushur me lumenj, ujëvara spektakolare e pyje të pafundëm nën hijen e majave të larta që shfaqen ngado. Një mikpritje me zemër, sipas traditave shekullore malësore, e gatime me produkte bio të zonës që përgatiten plot shije.
Një ajër i pastër që të duket se të shton jetën dhe një qetësi ideale! Lugina e Valbonës duket se i ka vërtet të gjitha, për një pushim që do të të mbetet gjatë në mendje! Për të shkuar në Valbonë mund të ndiqen dy rrugë, prej të cilave ajo që përshkon liqenin e Komanit të lë vërtet pa frymë, dhe është njëherësh më komode.
- Mother Teresa (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) is generally celebrated as the only Albanian to win a Nobel Prize, though born in Skopje in 1910 (now in Macedonia but then in the Ottoman Empire).
- Between 1950 to 1985 around 600,000 bunkers were built in Albania, they are nearly impossible to destroy so many are still in existence.
- Noding your head in Albania is a disagreement while shaking the head means “yes”, so it can get pretty confusing for tourists.
- At its closest point Albania is only 10km away from Corfu across the Ionian Sea.
- Hoxha’s official title was ‘Comrade-Chairman-Prime Minister-Foreign Minister-Minister of War-Commander in Chief of the People’s Army’ – quite a mouthful!
- Under the leadership of Enver Hoxha, Albania was declared the world’s first atheist state in 1967.
- Xhiro is the name for an evening walk in Albania. Some of the towns close roads to cars at certain times of the evening so locals can talk their daily stroll.
- Norman Wisdom was a cult figure in Albania where he was one of the few Western actors whose films were allowed in the country under Hoxha’s dictatorship
- Officially 70% of Albanians are Muslim but the number who actively practice is much lower.
- George Kastriot Skanderbeg
- Mother Teresa
- Fan Noli
- Pope Clement XI
- Gjon Mili
- Ismail Kadare
- Ferid Murad
- Inva Mula
- Eliza Dushku
- John and Jim Belushi
- Ermonela Joha